Ndryshime në kryesinë e PS, krijohet shtabi i zgjedhjeve, ja emrat

Kryesore Lajme Politikë

Qe nga ora 09:00,  ka nisur mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar në Pallatin e Kongreseve. Në orën 10:00 është parashikuar që të mblidhet edhe grupi parlamentar i PD-së bashkë me aleatët dhe LSI.

Në mbledhjen e sotme, pritet që të diskutohet lidhur me sesionin e ri parlamentar dhe qëndrimin që do të mbajë Partia Socialiste. Gjithashtu pritet që të ketë një koordinim për seancën dhe sesionit parlamentar, pas akuzave të fundit të opozitës. Sipas burimeve, priten ndryshime të mundshme në kryesi, ku përflitet rikthimi i deputetit socialist, Bashkim Fino. Pritet që të ngrihet një grup me qëllim maksimizimin e votave, siç u paralajmërua më herët në mbledhjen informale të qeverisë në Vlorë.

Ndersa eshte vendosur qe te ngrihet grupi strategjik per zgjedhjet, i cili kryesohet nga  deputetja e PS, Blerina Gjylameti, njeheresh dhe drejtuese e PS-se se Tiranes.

Grupi strategjik pritet të përbëhet nga

Blerina Gjylameti Kryetare, Sekretare për organizimin e elektoral dhe drejtuese politike e Tiranës
Damian Gjiknuri
Ditmir Bushati
Bledi Çuçi
Taulant Balla
Erion Veliaj
Gramoz Ruçi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *