Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja struktura e re

Kronike Lajme shtojca

Gjurma 9 Maj 2018

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në strukturën e drejtorive vendore. Ndryshimi më i rëndësishëm shihet ai i zgjerimit të kompetencave të komisariateve të rretheve të cilat do hetojë edhe ngjarjet e rënda kriminale si vrasjet, të cilat deri tani bëheshin nga drejtoritë e qarqeve.

Reforma ka prekur edhe sektorët për drogën, krimin ekonomik dhe trafiqet, të cilat mblidhen në një sektor. Ndërsa sektori i rendit do ketë në varësi sallën operative, seksionet e rendit dhe rrugoren.

Ndryshim i rëndësishëm është edhe ai për Komisariatet Rrugore të cilët sipas strukturës së re nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, marrin pavarësi. Policia Rrugore do jetë e pavarur nga drejtoritë vendore të policisë por do të komandohen direkt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, ndryshime ka edhe sa i takon pozicioneve të nëndrejtorëve të policisë në qarqe. Çdo drejtori do ketë një drejtor të përgjithshëm dhe dy nëndrejtorë. Skema pilot do eksperimentohet fillimisht në Qarkun e Elbasanit.

Rritet roli i inspektorit të zonës
Struktura e re e drejtorive vendore parashikon rritjen e rolit të inspektorit të zonës, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim deri tani. Një komisariat i një rrethi të vendit do ndahet në zona policore. Kjo zonë policore do këtë policinë për hetimin e krimeve, trafiqeve dhe rendin, çka do të thotë se do jenë tre inspektorë zone. Kjo shihet si një masë për parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale në një kohë më të shpejtë. 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *