Ndryshime te kombëtarja, Panuçi merr ish lojtarin e Romës si zëvendësues

shtojca Sport

Ndërsa skuadrat më të mira botërore janë në fazën e përgatitjeve të fundit para se të nisen drejt Rusisë ku do të luhet Kampionati Botëror i Futbollit, kombëtarja jonë ka hyrë në fazë ndryshimesh. Jo vetëm sa i përket studimit të elementëve të rinj që duhet të ndihmojnë skuadrën në fazën e eliminatoreve për europianin e ardhshëm, ashtu edhe në stafin teknik.

Kështu ndihmësi i Panuëit, Paolo Rodolfin është ngarkuar me detyrën e vëzhguesit të talenteve, ndërsa vendin e tij do ta marrë një ish-shok skuadre i Panuccit në kohën kur luante te Roma, Marco Cassetti. Ai  është zgjedhur si zëvendës i trajnerit Panuçi dhe do të jenë përkrah tij në stol në dy ndeshjet miqësore që skuadra kombëtare do të luajë pas 3 javësh, me Kosovën dhe Ukrainën. Cassetti që ka qenë pjesë e Romës për rreth 6 vjet është larguar nga futbolli 2 vjet më parë, kur ishte pjesë në Lega Pro te Como.

Cassetti është aktivizuar me shumë skuadra në futbollin italian, ndërsa ka provuar edhe një eksperiencë në Angli te Uatford. Cassetti u bë pjesë edhe e ekipit kombëtar të Italisë, në fushën eliminatore të Kupës së Botës 2006.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *