Ndryshimet në qeveri, ja ministrat që rrezikojnë më shumë të lënë postin

Kryesore Politikë

 

 

Të premten Partia Socialiste do të mbledh Asamblenë e Përgjithshme si organi më i rëndësishëm vendimmarrës pas kongresit. E përveç rendit të ditës të shpallur tashmë edhe në media, me interes pritet fjala e kryeministrit Edi Rama, i cili ka të drejtën që të shpallë edhe ndryshimet në qeveri që i ka paralajmëruar disa muaj më parë. Në pritje të vendimit të kryeministrit nëse do bëjë ose jo ndryshime dhe nëse po, cilët do jenë ministrat e sakrifikuar, burime nga Partia Socialiste kanë bërë me dije se janë disa emra ministrash më të rrezikuar.

Kështu një nga emrat më të diskutuar për ndryshime është ai i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Dhe kjo ka të bëj, jo vetëm me kohën e gjatë në krye të kësaj ministrie, por edhe me një mosmenaxhim të mirë të debatit të për teatrin në fazën e parë të tij.

Një tjetër emër që diskutohet për tu ndryshuar është edhe ai i Damian Gjiknurit, i cili gjithashtu ka 5 vite që është pjesë e kabinetit. Ndërsa në mandatin e parë ai pati një farë merite në realizimin e reformës së energjisë, gjatë mandatit të dytë edhe si ministër i Transporteve, ai nuk është shquar për asgjë, sidomos sa i përket rrugëve. Një nga minuset e tij gjatë këtij mandati është edhe dështimi me vendosjen e taksës në rrugën e Kombit, e cila shkaktoi protesta të fuqishme dhe që detyruan qeverinë të kërkojë edhe falje.

Në pikëpyetje është edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka dështuar deri më tani që të realizojë objektivat të cilat kryeministri Edi Rama i vuri gjatë diskutimeve për krijimin e qeverisë së re dhe që kishin të bënin me dy çështje kryesore: diplomacia ekonomike dhe marrja e statusit të vendit kandidat. Në të dyja këto drejtime Bushati mund të konsiderohet i dështuar. Gjithsesi ai ka një mundësi të mirë për të mos u bërë pjesë e ndryshimeve dhe kjo ka të bëj me negociatat me Greqinë. Në këtë drejtim Rama nuk mund të ndryshojë ministrin që po drejton negociatat shumë të vështira me palën greke për zgjidhjen e një sërë çështjesh të mbartuara mes dy vendeve.

Një tjetër emër që rrezikon vendin e tij si ministër është edhe ai Blendi Klosit. Megjithëse ky i fundit ka deklaruar si sukses të tijin ecurinë e turizmit për këtë vit, është fakt që deri më sot Shqipëria nuk ka arritur të tërheqë asnjë mark botërore të hotelerisë që mund ti shërbejë turizmit. Madje në këtë drejtim mund të themi se jo vetem qe ska asnje hotel te ri te njohur boteror, por kemi edhe largimit te te vetmit hotel te huaj, Sheratonit. Thënë ndryshe Shqipëria nuk ka sot asnjë hotel që meriton 5 yjet.

Gjithashtu me një performancë jo të kënaqshme mund të konsiderohet edhe puna e zëvendëskryeministres Senida Mesi dhe ministres pa portofol, Sonila Qato. Sa i përket Senida Mesit, ndryshimi mund të vij edhe si një mënyrë për ta përgatitur atë si një kandidate të Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Shkodrës për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Një nga emrat e rëndësishëm që rrezikon po ashtu vendin e tij të ministrit është Fatmir Xhafaj. Kjo jo vetëm për shkak të problemit që doli me të vëllain e tij, por më së shumti edhe për situatën e krimit në të cilën ndodhet Shqipëria. Natyrisht që në rastin e Xhafajt Rama do ta ketë të vështirë ta lëviz, pasi kështu jo vetëm do të pranonte akuzuat e opozitës për një nga njerëzit më të fuqishëm në PS, por nga ana tjetër do të krijonte një çarje të madhe në raportet mes tyre. Kjo pasi Xhafaj nuk mund ta pranojë kurrsesi që të sakrifikohet për herë të dytë brenda dy vitesh. Kujtojmë që ai pranojë të dorëhiqej si ministër i Brendshëm rreth një vit më parë, për ti hapur rrugë marrëveshjes me opozitën, edhe pse kishte vetëm pak ditë që kishte marrë atë detyrë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *