Ndryshimi i emrit, protesta të dhunshme në Shkup

Kryesore Rajon Rrotull

Në Shkup kanë nisur protesta të dhunshme kundër marrëveshjes së arritur mes Zaev dhe Tsipras për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Protestat u përshkallëzuan në orët e mbrëmjes ku pati përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, të cilët tentuan të thyejnë kordonin policor para Kuvendit të Maqedonisë.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë përdorën gazin lotsjellës dhe bomba paralizuese për t’i shpërndarë demonstruesit.

Nuk ka informacione për të plagosur, ndërkohë që objekti i Kuvendit është blinduar nga forca të shumta policore.

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes protestuesit u shtuan në numër, ndërsa nisi edhe dhuna me policinë. Gjatë ditës, në qytetin e Manastirit është mbajtur edhe një tjetër protesta nga partia e opozitës, VMRO DPMNE. Lideri I kësaj partie, Hristijan Mickovski, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, duke e quajtur “tradhtar të interesave kombëtare maqedonase”.

Ai ka thënë se partia që ai përfaqëson asnjëherë nuk do të njohë marrëveshjen e arritur në Prespë të Greqisë, duke paralajmëruar kështu bllokim në Kuvend, ku për ndryshimet kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave, por edhe gjatë referendumit që parashihet të mbahet në vjeshtë.

Me marrëveshjen e nënshkruar të dielën midis ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Maqedonia do të njihet si “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Sipas Alsat TV, gjithsej jane 25 të ndaluar dhe 7 polic të lënduar është bilanci i protestave para Kuvendit. Sipas MPB-së, ndërhyrjes së policisë i ka paraprirë hedhja e lëndëve shpërthyese nga protestuesit pas çka forcat e rendit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës. Policia njofton se është duke identifikuar edhe personat e tjerë që sulmuan zyrtarët policorë. Rruga para Kuvendit është zhbllokuar ndërsa organet e rendit po punojnë në pastrimin e vendit.
Marreveshja e Prespes per emrin e ri

Marrëveshja historikë është nënshkruar në fshatin Psarades, në zonën kufitare të Prespës. Emri i ri i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është North Macedonia (Maqedonia e Veriut apo në maqedonisht “Severna Makedonija”).

Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, të cilët kështu i dhanë fund mosmarrëveshjeve që zgjatën më shumë se 27 vite. Të gjitha negociatat e mëparshme kanë dështuar. Ndërsa marrëveshja e tanishme i hapë

Griechenland - Die beiden Außenminister Nikos Kotzias und Nikola Dimitrov vor Alexis Tsipras und Zozan Zaev (Reuters/A. Konstantinidis)

Maqedonisë së Veirut mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrëveshja është nënshkruar në praninë e kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, ministrave të shumtë si dhe përfaqësuesve të BE-së, OKB-së dhe Komisionit Evropian.

Vendim i guximshëm

Kryeministri grek Alexis Tsipras foli për një vendim të “guximshëm, historik dhe të domosdoshëm për popujt tanë”. “Marrëveshja i hapë rrugë paqës, vëllazërisë dhe rritjes ekonomike në vendet tona, në Ballkan dhe në Evropë”, tha ai.

Griechenland - Alexis Tsipras und Zozan Zaev (Reuters/A. Konstantinidis)

Ndërsa Zoran Zaev u shpreh se vendi i tij dhe Greqia do të jenë partnerë dhe miq. “Të dy vendet do të largohen nga e kaluara dhe do t’i përkushtohen të ardhmes”, tha ai.

Vendimi i sotëm duhet të miratohet në parlamentet e këtyre vendeve dhe në referendum. Marrëveshja e sotme është kundërshtuar nga disa forca politike në Greqi dhe Maqedoni. Konflikti për emrin ka filluar në vitin 1991, pas shkatërrimit të Jugosllavisë dhe shpalljes së pavarësisë në Shkup. Athina nuk e ka pranuar kurrë emrin e Maqedonisë, që ka qenë pengesa kryesore në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *