Gjurma 14 Maj 2018
Eurovisioni i këtij viti, u përfol shumë edhe për faktin se në të, merrnin pjesë për të parën herë, tre shqiptarë.
Në fakt, Dr ACactivism, i identifikuar në shtypin ndërkombëtar si Konstantin Bouki, grek me banim në Londër, nuk la të kuptohej gjatë kësaj ndërhyrjeje të tij asgjë mbi origjinën, përveçse thirri diçka që nuk u kuptua mirë e që kishte të bënte me nazistët dhe lirinë…por, në një këngë të tij, që qarkullon në rrjet, në një nga vargjet, ai thotë…si një shqiptar i vërtetë.
Edhe anglishten e flet me një theks të dialektit jugor të shqipes. Mbase Fierit. Dr ACActivism, sipas mediave britanike, është një reper, aktivist politik dhe ndërhyrës serial në skena.
Më herët, ai kishte bërë të njëjtën gjë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve kombëtare për televizionin, në Britaninë e Madhe, në finalen e vitit të shkuar “The Voice UK” dhe në emisionin “live” në televizion të Stephen Nolan. Top Channel