Në javën e fundit të shtatzënisë, Adelina Tahiri organizon ‘babyshower’ dhe zbulon emrin e djalit

Showbiz

Në një festë private mes miqsh dhe të afërmish, Adelina Tahiri organizoi ‘babyshower’-in për djalin e saj të parë. Në një nga vendet më të bukura të Shkupit, këngëtarja vendosi që një javë përpara lindjes të festonte për gëzimin e saj më të madh në jetë. Në ‘babyshoëer’ Adelina ka zbuluar dhe emrin e djalit të saj, ai do të quhet Jon.

Në fotografitë e siguruara nga ‘Prive’ duket se kodi i veshjes është e bardha dhe të gjithë të ftuarit janë kujdesur ta respektojnë.

Në këtë mbrëmje festive, këngëtarja është shfaqur shumë e lumtur pranë bashkëshortit të saj, Serjoza Markov, dhe në fjalimin hyrës tha se nëse do të ishte dorëzuar me kohë nuk do të ishte sot me të.

Menjëherë pas mbrëmjes Adelina është shtruar në spital, për t’u kujdesur deri në ditët e fundit të pritjes së ëmbël për djalin dhe për veten. Revista Who

 

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *