Në Kinë janë mbi 400 shqiptarë, nuk ka të infektuar me virusin vdekjeprurës

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Në Kinë ka shumë shqiptarë që jetojnë, punojnë apo studiojnë aty. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se nuk ka asnjë shqiptar të infektuar nga koronavirusi.

Po sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se në Kinë janë rreth 60 studentë shqiptarë, por janë edhe rreth 400 shqiptarë që punojnë aty.

Ndërkohë në aeroportin e Rinasit janë marrë të gjitha masat për të parandaluar virusin që vjen nga Kina.

Në aeroportin janë sterilizuar të gjitha ambientet sanitare. Ndërkohë mësohet se stafi i aeroportit ka një rrjet të koordinuar me aeroportet e tjera për të kontrolluar të gjithë udhëtarët. Edhe pasagjerët janë të informuar për virusin. Të pyetur nga RTV Ora ata thonë se janë informuar me anë të medias.

Kompanitë më të mëdha të udhëtimit në botë kanë pezulluar udhëtimet me vendet e prekura nga koronavirusi kinez që ka shkaktuar dhjetëra të vdekur, megjithatë Shqipëria preket indirekt nga kjo situatë.

Zëdhënësja e MEPJ në përgjigjen e saj për Topchannel tha:

“Për shkak te rrethanave në Kinë ne kemi mangësi te statistikave. Vetëm këshilli bursave në Kinë na ka dërguar informacion për studentet qe kalojmë mes tij. Janë rreth 60 studentë. Nuk ka raportim për te prekur mes tyre.

Por ka dhe një numër (vlerësimi ynë rreth 400) shqiptaresh punojnë ose përpiqen te punojnë, me ose pa banim, me ose pa letrat e qëndrimit, te cilët për shkak te statusit te tyre (jo konform kërkesave për punë dhe qëndrim) evitojnë te vetëraportohen ose regjistrohen diku. Deri më tani nga kontaktet e ngushta që MEPJ po mban me ambasadën shqiptare në Pekin nuk ka të dhëna për shtetas shqiptare te infektuar”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *