Në kinema dhe teatër ju presin këto premiera

Kinema

Erdhi fundjava dhe ky do jetë gjithmonë një lajm i mirë, sidomos për ata që pushojnë dhe nuk kanë vrullin e punës në këto ditë. Sipas dëshirës ke plot mundësi për të zgjedhur edhe këtë herë. Nëse do të qeshësh me komedi zgjidh teatrin, nëse të pëlqen misteri atëherë ke kinematë plot me premiera mister, thriller dhe horror. Hidhi një sy axhendës dhe prenoto se në fundjavë dalin të gjithë.

Filmi “A Quiet Place”, vjen premierë sot në kinematë Imperial, Millenium dhe Cineplex. Një film horror që trajton historinë e një familje që jeton e izoluar nga bota dhe pa bërë asnjë zhurmë. Kjo heshtje vjen si pasojë e frikës nga një kërcënim i panjohur që i ndjek dhe i sulmon në çdo tingull.

Edhe filmi “L’Amant Double” vjen premierë në kinemanë Millenium më 5 prill. Një film i zhanerit romancë, dramë e thriller, ai trajton historinë e Chloe, një grua e brishtë, e cila bie në dashuri me psikoanalistin e saj, Paul. Por pasi ajo shpërngulet për të jetuar me të  do të kuptojë shumë shpejt se ai i i ka fshehur identitetin e tij të vërtetë.

Xhuxhat e kopshtit, Gnomeo dhe Zhuljeta, punësojnë dektetivin e njohur Sherlock Gnomes për të investiguar mbi zhdukjen e mistershme të zbukurimeve të tjera të kopshtit. Me Emily Blunt dhe Johnny Deep, filmi i animuar “Sherlock Gnomes” do të shfaqet në kinematë Imperial, Millenium e Cineplexx më 5 prill.

 

Për të gjitha ata që nuk kanë patur mundësi për të ndjekur shfaqjet e fundit ne teatër kjo është mundësia e fundit për t’i ndjekur pasi javën tjetër teatrot kanë premiera të reja. Në Teatri Kombëtar Eksperimental vazhdon që të jepet shfaqja ‘Shumë zhurmë për asgjë’, dhe në Tearin Metropol ‘Qielli i Heshtur’.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *