Në listën e 50 të kërkuarve, Dritan Zagani: Ma bëri peshqesh gjenerali pa grada…

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Ish-shefi i Anti- drogës së Qarkut të Fierit, Dritan Zagani, i cili ka fituar azil politik në Zvicër për shkak të përplasjeve të forta që pati me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është shpallur në listën e personave më të kërkuar në Vlorë.

Zagani ka publikuar tabelën e Policisë së Vlorës, ku emri i tij figuron i teti në listë si personave më të kërkuar në Vlorë.

Dosja e tij është cilësuar me “shenjën e kuqe”, ndërkohë që theksohet se ai është larguar nga Shqipëria, ku është dënuar me tri vite burg.

Vetë Dritan Zagani ka reaguar në faqen e tij të Facebook, teksa ironizon vendimin e Policisë, të cilët sipas tij i kanë bërë nder të madh.

“Policia që duam me paska bërë një nderë të madh , me paska venë të tetin në listën e “trimave” për qarkun Vlorë…😂😂😂

Ndjehem vërtet i vlerësuar nga drejtuesit aktuale, lokal në Vlorë dhe shefat e tyre madhore në Tiranë deri te vetë ai Gjenerali pa grada…!

 

P.s…Po Interpoli ça pati, pse ua menderosi kartelën e kuqe për mua…🤔🤔🤔🤔.. eee , ka ndonjë nga këta polica të squt me ma sqaru…jo për gjë por bie vlera e “nderit” që këta me bëjnë pastaj 😂😂😂😂”, shkruan Zagani.

P.s…Po Interpoli ça pati, pse ua menderosi kartelën e kuqe për mua…🤔🤔🤔🤔.. eee , ka ndonjë nga këta polica të squt me ma sqaru…jo për gjë por bie vlera e “nderit” që këta me bëjnë pastaj 😂😂😂😂”, shkruan Zagani.

“E keni parasysh kur ndjen nostalgji për tabelën e nderit në shkollë,dhe ti ke qenë me foto si pionier i dalluar me atë shallin e kuq në qafë. Dhe fap, pa pritur këtë mall ta heq policia që sduam , të vendos të rreshti i parë, e në vend të shallit kuq, vë kartelë të kuqe. Ngado ta sjellim Albanistan dali”, shkruan Zagani.

Personat me te kerkuar na Vlore1

Image may contain: 4 people

Image may contain: 3 people

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *