Në muajt e fundit të shtatzënisë, infektohet me Covid, deputetja socialiste

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Infektohet nga virusi Covid-19 deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Rreth një muaj më parë Gjylameti u shfaq publikisht me barkun e rrumbullakosur, ndërsa u konfirmua se ishte shtatzënë për herë të dytë.

Për fat të mirë gjendja e saj është e stabilizuar, teksa po i nënshtrohet kurimit në shtëpi. Për këtë arsye, Gjylameti ka ndaluar aktivitetin e saj politik në Qarkun e Tiranës.

Lajmin e ka bere te ditur vete deputetja socialiste me ane te nje statusi ne Facebook.

Postimi i plote

Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura.

Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë !

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *