Në Shkodër luan futboll edhe… gjeli! Kjo VIDEO po “thyen” rrjetin

Kulturë Kuriozitetet

Futbolli ka lindur në Angli, për herë të parë në botë, ndërsa në Shqipëri ka nisur të luhet fillimisht në Shkodër.

Pavarësisht se Vllaznia e kaloi sezonin në Kategorinë e Parë, jo mes më të mirëve të vendit, ky sport në kryeqendrën e veriut është rrënjosur në  “ADN” e të gjithëve. Të lojtarëve, po e po, që luajnë në fushat e blerta, nga moshat e vogla e deri te më veterani i kuqebluve, në ekipin e parë. Moshat kanë vite që fitojnë tituj kampioni dhe Kupa të Shqipërisë, ndërsa akademia kuqeblu mbush me talente tërë ekipet shqiptare.

Duket e vështirë të gjesh një ekip në Shqipëri pa pasur një futbollist shkodran, çka tregon se kryeqendra e veriut është një fidanishte e vërtetë e këtij sporti në Shqipëri. Sidoqoftë, në Shkodër futbolli është gjithçka jo vetëm për njerëzit, futbollistë e tifozë, por edhe për shpendët shtëpiakë.

Këtë gjë e dëshmon më së miri kjo video, që po bëhet shpejt “virale” në rrjetet sociale, e cila është filmuar nga TV1 Channel, në Shkodër. Në oborrin e gjelbër të një shtëpie private, një vajzë e vogël dhe një burrë shfaqen me topin në këmbë, të cilin ia pasojnë… gjelit, “kapitenit” të pulave që mbarështrojnë për mish dhe vezë. E habitshme, por ja që ndodh në Shkodër.Gjeli ia del ta godasë topin, t’i përgjigjet pasimit të të zotit, jo vetëm me këmbë, por edhe me kokë e gushë. Shikojeni mrekullinë! Nuk pason një herë të vetme, por në disa raste, çka tregon se është i stërvitur për këtë punë. Me të drejtë, njerëzit kanë përdorur këtë diçiturë për videon e një momenti vërtet të rrallë: “Në Shkodër, aty ku mësojnë me lujt futboll edhe gjelin!”
https://www.facebook.com/tv1channelshkoder/videos/411217839462110/?t=7
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *