Në skenë po kërcenin vajza gjysmë të zhveshura/ Si reagoi Fatos Nano?

Kryesore Lajme Politikë

Në intervistën e tij per Muho Asllani rrëfen se pasi doli nga burgu në kushte të vështira ku e gjithë familja ishte pa punë vendosi të shkonte te Fatos Nano.

“E marr në telefon dhe kërkoj ta takoj. Më thotë hajde nesër në 12. Prita një orë, ma shtyu tre herë takimin, derisa pasdite më tha që hajde nesër. Mora trenin se kushtonte më lirë dhe shkova të nesërmen… Më sorollati përsëri, hajde pas një ore, hajde pas dy orësh. E mora në telefon dhe i thashë: Kurrë bojën mos ta pafsha! Kur erdhi në Durrës ishte fushata zgjedhore.

Fatosi më takoi në një takim, më pas në një program artistik. Më tha: ku je Muho Asllani, hajde, ulu këtu! Unë e përshëndeta me respekt edhe pse më kishte sorollatur pa më takuar më parë. Në skenë po kërcenin ca vajza gjysmë të zhveshura. Më thotë Fatosi: A do e kishe lejuar në kohën tënde këtë vajzën të kërcente kështu?

Jo vetëm që nuk do e kisha lejuar po do e kisha çuar në minierë të punonte, jo vetëm atë, por edhe ata që e kanë lejuar dhe organizuar këtë shfaqeje”, rrëfen Asllani për gazetën “Panorama”.

Ai tregon se që atëherë nuk është takuar më me të.

“Më ka ardhur keq kur u nda nga bashkëshortja,Rexhina, sepse ajo ka sakrifikuar shumë për Fatosin. Ata kanë qenë të dashuruar që në gjimnaz, ndërsa famija e Rexhinës ishte një familje shumë e mirë shkodrane”, thotë ai.

Pjesë nga intervista e Muho Asllanit

Çfarë mbani mend nga burgu me Fatos Nanon?

Nexhmija me Lenka Çukon kishin një oborr ku dilnin për ajrim. Fatosi ishte në ajrim. Nexhmija e thërret: Tosi, hajde pak këtu. Fatos e sheh dhe i përgjigjet: Ik, mos më çaj kokën! Unë e dëgjova dhe i thashë: Fatos! Turp të kesh, si i thua shoqes Nexhmije ik, moj, mos më çaj kokën? Ke punuar në një zyrë me të!

Ai më pa njëherë dhe hyri brenda. Në 1997 për arsye sigurie për shkak të rebelimit, na sollën në Tiranë te 313. Kërciste automatiku, u hapën burgjet dhe ikën të gjithë. Në 313 mbetën Ramiz Alia, unë, Fatos Nano dhe një nga Dukagjini, Mun Kola dhe Shemsie Kadria e Gjallicës.

Dy shkodranë të burgosur më rrinin te dera dhe më thanë: Muho Asllani mos e çaj kokën se nuk të prek njeri ty këtu në burg. Sepse situata ishte kaotike, secili bënte çfarë të donte, digjnin batanije, dyshekë, shpërthyer dyer e dritare.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *