Negiociatat me BE, Tusk në Tiranë: Garë me pengesa, por…

shtojca Sociale

Gjurma 24/04/2018

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk në një konferencë me kryeministrin Edi Rama në Tiranë vlerësoi arritjet e Shqipërisë, por tha se negociatat me BE do të ngjajnë më tepër si një garë me pengesa sesa si autostradë. Nga ana e tij, shefi i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama u shpreh i vetëdishëm për sfidat që e presin vendin tonë, por që theksoi se këto sfida janë të kapërcyeshme vetëm nëpërmjet hapjes së negociatave

Rama: I dimë sfidat

Deklarata e kryeministrit Edi Rama: Në emër të të gjithëve pa dallim, sepse pa dallim është bindja europiane e shqiptarëve ta falenderoj Presidentin e Këshillit Europian dhe me plot gojën një mik i shtrenjtë i shqiptarëve, i Shqipërisë dhe fatmirësisht  i imi personalisht për këtë vizitë në kohën e duhur kur Shqipëria ka marrë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe siç i thashe edhe presidentit që të gjithë shqiptaret presin me padurim të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të kemi sa më parë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare për këtë rekomandim.

Ne rekomandimin e shikojmë jo si pikëmbërritje, por si përfundimin e një faze dhe çeljen e një faze të re edhe më sfiduese dhe të vështirë në rrugën drejt BE.

Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat dhe vështirësitë që na presin në këtë proces, ashtu sikundër kemi bindjen e plotë se këto sfida janë të kapërcyeshme vetëm përmes  këtij proces bashkëpunimi dhe ndërvperimi që sot na ka sjellë në këtë pikë mes vendit tonë komisionit dhe vendeve anetare te BE.

Dua ta falenderoj presidentin sepse i përket asaj shkolle të besimit tek Europa dhe atyre përfaqësuesve të denje projektit të etërve themelues të BE dhe si i tillë i përket atij rrethi miqsh dhe partnerësh të nderuar që vazhdimisht e kanë inkurajuar dhe kanë mbështetur procesin e transformimit të Shqipërisë.

Për ne ky rproces lidhet me të ardhmen tonë për të ndërtuar Shqipërinë Europiane ketu në Shqipëri. Pra është një proces që kërkon sakrifica durim të madhe dhe kohë, por që është një proces ku ne jemi përfshirë jo se na i kërkojnë të tjerët por sepse na i kërkon interesi ynë.

Me Presidentin që është një njohës i mirë i rajonit folëm edhe për procesin e thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe nënvizova se ky proces transformues për rajonin është i lidhur me perspektivën europiane të vendeve të rajonit.

U ndalëm edhe tek reforma në drejtësi dhe rezultatet e vettingut, si edhe diskutuam për ecurinë e kësaj reforme dhe gjithë reformave të tjera.

Presidenti ka qenë inkurajues i vendosur i Shqipërisë. Me shpresën që pas disa muajve të pa zakonshëm pa diellë ku gati gati na u duk se jetonim në Londër arritëm me sukses ta presëm me një diellë që shkëlqen në lartësinë e famës së dritës në vendin tonë. Jam i bindur se dielli i Shqipërisë do t’ia lehtësojë peshën e grisë së Brukselit prej nga ai sapo ka ardhur.

Me shprehjenDielli i Shqipëërisë që do ia lehtësojë peshën e grisë nga sapo ka ardhur” Rama i dha fjalën presidentit të KiE Tusk

Deklarata e Donald Tusk: Unë jam miku juaj! Përgëzoj shqiptarët. Rekomandimi tregon se keni bërë përphjekjet e mëdha e po bëheni gati të nisni një nga projeketet më pozitive politike. Negociatat me BE nuk janë të lehta por më lejoni të them që ia vlen. Ky proces do i ngjasë një gare me pengesa sesa një autostrade

Negociatat për anëtarësim me BE nuk janë të lehta, mund tju them nga përvoja ime politike e personale se ato janë ia vlejnë çdo përpjekje. Kur vendi im nisi bisedime të ngjashme rreth 20 vite më parë e dinim se shumëçka duhet të ndryshonte në Poloni. Vendosmëria e plotë e klasës politike dhe mbështetja e njerëzve të zakonshëm e bëri realitet. Është ëndrra ime që Shqipëria të ndjekë të njëjtën rrugëtim për në BE si atdheu im.  Me historinë tuaj krenare, Skënderbeun që e mbrojti Europën nga perandoria otomane nuk kam asnjë dyshim se ju do ta bëni këtë. Është po kështu në interesin më të mirë europian që Shqipëria dhe i gjithë rajoni i Ballkanit të jetë i integruar plotësisht në BE.  Nuk do të ndodhë brenda natës, do të ketë shumë sfida e punë të madhe gjatë rrugës duke nisur me sigurimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe reformën ambicioze të drejtësisë. Ajo çfarë keni bërë dhe dua të jem shumë i qartë është e mjaftueshme për të çelur bisedimet për anëtarësi

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *