SI presidenti Ilir Meta ashtu edhe Kryeministri Edi Rama nuk ndodhen sot në Shqipëri. Burime për tirananews bëjnë me dije se të dy zyrtarët e lartë të shtetit kanë marrë avionin dhe janë nisur për në Uashington ku pritet që të kenë disa takime.
Mësohet se kreu i qeverisë është nisur herët në mëngjes, ndërsa presidenti Meta rreth mesditës për të marrë pjesë të enjten edhe në “Mëngjesin e lutjeve”. Krahas kongresmenëve, në këtë mëngjes lutjesh pritet që të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Shtetit Pompei.
Aktualisht në SHBA ndodhen edhe disa deputetë shqiptarë mes të cilëve edhe Pandeli Majko. Nuk dihet nëse kjo vizitë e dy drejtuesve më të lartë të shtetit fsheh ndonjë negociatë të fshehtë apo janë vetëm takime kortezie me figura të njohura të politikës amerikane. I vetmi drejtues i lartë në vendin tonë këto ditë mbetet Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. / tirananews.al