Negociatat për trajnerin e ri, FSHF fut “mik” Edi Ramën!

Kryesore Sport Vendi

Krisja ndërmjet Christian Panucci dhe përfaqësueses shqiptare tashmë është zyrtare, ndërsa pasuesi i tij pritet të jetë Edoardo Reja. Ish trajneri i Napolit ishte prezent në tribunën vip të stadiumit “Loro Boriçi” ku ndoqi live sfidën kundër Turqisë, ndeshja e cila rezultoi fatale për Panuccin, por vetë Reja preferoi të marrë pak më shumë kohë për të pranuar ofertën e Federatës Shqiptare.

Panuci

Sipas të përditshmes italiane, “Corriere dello Sport”, edhe kryeministri i vendit, Edi Rama u përpoq të binde Edi Rejan të pranonte ofertën e FSHF. Në këtë pikë përcaktues pritet të jetë miqësia që Reja ka me drejtorin Sportiv të Lazios, Igli Tare, një ikonë e përfaqësueses shqiptar.

Rama

Corriere zbulon edhe disa prapaskena që sollën shkarkimin e Panuccit, përveç rezultateve dhe sjelljeve të tij, përcaktues ka qenë dhe lënia jashtë e Tomas Strakoshës, i cili nuk u grumbullua pasi humbi avionin dhe nuk mund të ishte në kohë.
(BalkanWeb)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *