Nesër kthesa e madhe, zbuloni cfarë do të ndodhë me motin në Shqipëri, surpriza në mesjavë

Moti Të tjera

Moti i keq me stuhi, dëborë dhe ngrica i lë vendin temperaturave të larta duke nisur nga nesër. Meteoalb njofton se mesjava tjetër do të shënojë temperatura mbi 20°C.

Temperaturat rriten me 3-4°C të premten dhe në fundjavë duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të kalojë në vlera pozitive. Megjithatë rritja më e madhe e vlerave termike pritet të vijë javën tjetër dhe të vijojë deri në fund të muajit shkurt.

Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe do të qarkullojnë masa ajrore të lagështa mbi territor por pa mundur të sjellin reshje të konsiderueshme; priten vetëm reshje të pakta ditët e fundit të muajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *