Nesër shikoni Parlamentin, ja plani surprizë i opozitës

Kryesore Politikë

Kemi parë prokuroren e përgjithshëm Arta Marku të betohet mes tymit në Parlament, sikundër e kemi parë të hidhen këpucë, të hidhet miell, ujë apo vezë në seancat plenare.

Cili do të jetë nesër aksioni i opozitës? Do të ketë diskutime të gjata apo do të tentohet sërish bllokimi i seancës.

Ndërkohë që situata parlamentare do të ketë një kombinim me protestën që do të mbahet para sallës së seancës plenare kundër prishjes së teatrit kombëtar.

Top Channel mësoi se veç mbështetjes së protestës ku artistët do të jenë protagonistë, demokratët do ta shfrytëzojnë sallën plenare për një debat maratonë ku do të paraqesin të gjithë argumentet e tyre për teatrin.

Reagimet disa javore për godinën e teatrit kombëtar, janë parathënia e një prej seancave më të rëndësishme të sesionit. Ndërkohë konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare vendosi që seanca e fundit të jetë të hënën e 23 korrikut.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *