Nesër vendimi për Salianjin, Basha urdhër ish-deputetëve: Të gjithë në Gjykatë

Kronike Kryesore Politikë

Ditën e nesërme, 10 dhjetor në orën 13:00, Gjykata e Tiranës do të mbajë seancën, ku prokuroria do të japë pretencën për çështjen “Babale”, ku të akuzuar janë ish deputeti i PD-së Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Prokuroria akuzon Ervin Salianjin për kallëzim të rremë përmes një videoje ku pretendohet se është zëri i vëllait të Fatmir Xhafaj, por që nuk është vërtetuar, dhe Ervin Salianji,i cili publikoi dhe videon nga selia e PD-së rrezikon pesë vite burg, bashkë me gazetarin dhe dy të pandehurit, Ardi Veliu dhe Fredi Alizoti.

Fredi Alizoti është marrë si i pandehur pasi akuzohet për kallëzim të rreme, ku prentedohet se ka imituar zërin e vëllait të ish ministrit Xhafaj.

Por në seancën e 23 shtatorit, Alizoi para prokurorëve pranoi se ka imituar zërin e vëllait të ish ministrit Xhafaj, dhe se i ishte premtuar një shumë parash prej 200 mijë euro që sipas tij do ia jepte Ervin Salianji. Ky i fundit sipas Alizotit do e përdorte audion kundër ish ministrit të Brendshëm. Ai e ka pranuar vetë se videoja e famshme u realizua pranë selisë së PD-së.

Ndërkohë, Basha ka lënë një porosi: Që të gjithë anëtarët e Grupit të kryesisë së PD-së të jenë prezentë në seancë, për të mbështetur Ervin Salianjin.

Njoftimi:

Të nderuar,

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar të martën më datë 10 dhjetor 2019 në orën 13.00 si ditën kur Prokuroria do të japë pretencën për çështjen Xhafaj, ku i akuzuar nga organi i akuzës është kolegu Ervin Salianji. Me porosi të Kryetarit, të gjithë anëtarët e grupit parlamentar dhe të Kryesisë së PDSH duhet të jenë prezent në seancë, në mbështetje të kolegut Salianji.

Ju përshëndes!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *