Nga 17 shtatori 13 mijë lekë për të kaluar në Rrugën e Kombit, nis reklama në televizione

Kronike Kryesore

Mediat kanë nisur nga sot reklamën në të cilën thuhet se nga 17 Shtatori Shtatori do të nisë kalimi me pagesë i qyterarëve në Rrugën e Kombit.

Pagesa e vendosur është 13 mijë lekë për një kalim vajtje-ardhje për banorët e Veriut si dhe për ata të Kosovës.

Qytetarët e Kukësit, por dhe ata të Veriut të vendit si dhe të Kosovës kanë kundërshtuar taksën e vendosur. Ata kanë paralajmëruar protesta të reja dhe kanë bërë thirrje për bashkim qytetar në atë segment të Rrugës së Kombit ku është vendosur edhe barriera.

Protesta e parë kundër vendosjes së taksës së Ramës në Maj çoi në djegien e të gjithë pikës së ngritur për vjeljen e parave të qytetarëve, ndërsa qeveria u hakmorr duke arrestuar qytetarë të ndryshëm.

Të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun e Kukësit do të paguajnë një tarifë prej 100 lekë me TVSH për një kalim. Përdoruesit e qarkut të Kukësit do të parablejnë përmes ‘Telepass’, në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime në muaj me këtë tarifë të reduktuar. Parapagimi do të bëhet në çdo fillim muaji dhe në rast se nuk paguhen kesh 88 mijë lekë për 44 kalime, atëhere ajo nuk do të ketë asnjë vlerë dhe qytetarët e Kukësit do të paguajnë si të gjithë qytetarët e tjerë 13 mijë lekë për një kalim vajtje-ardhje.

Banorët e Kukësit dhe drejtuesit vendorë kanë kërkuar që pagesa për ta të jetë 0 lekë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *