Nga mamaja tek sharjet, anglezja tregon si është të dalësh më një mashkull shqiptar

Showbiz

Si është të dalësh me një mashkull shqiptar?

Blogerja e njohur Alice Ophelia Taylor i ka dedikuar një shkrim të tërë Shqipërisë dhe meshkujve shqiptar.

Herë me admirim e herë më ironi, Alice ka përshkruar nga këndvështrimi i saj se si është të dalësh më një mashkull shqiptar.

Në Blogun e saj, “Balkanista” ajo ka pyetur rreth kësaj çështje dhe në fund ka përmbledhur 27 pika shumë interesante.

Si është të dalësh me një mashkull shqiptar?

-Kur mamaja e tij të shtron ose të dërgon racione me ushqim të bërë vetë.

-Koha bëhet një konstrukt social dhe krejtësisht e hapur për interpretim. Nëse ke lënë një takim në orën 8:00, duhet të jeni të vetëdijshëm se kjo do të thotë 8:00 plus deri në 90 minuta dhe kjo nuk konsiderohet vonë.

-Fillon të shash rrjedhshëm në gjuhën shqipe.

-E kupton se familja vjen mbi gjithkënd e mbi gjithçka.

-Do të zbulosh gjëra në vend që nuk i ke zbuluar vetë më parë.

-Do të shkosh në vende që nuk i gjen kurrë me një guidë turistike.

-E gjen veten me një këndvështrim pasionant mbi politikën, pavarësisht se di shumë pak për të dhe zotohesh që nuk do të formosh një opinion.

-E kupton se ftesa për një kafe është e ngjashme me një deklaratë dashurie.

-Fillon të këndosh teksa luhet muzikë shqiptare, pa ia pasur idenë se çfarë po thua.

-Standardi yt si shofere e mirë njeh një rënie pikiatë.

-Bëhesh shumë patriotike për vendin mikpritës.

-E kupton se pavarësisht gjithçkaje, shpatullat i ke të ngrohta.

-Nis të hash gjëra që nuk i ke ngrënë kurrë më parë. Shih rregullin 1.

-Mbeten të zhgënjyer dhe të habitur nga fakti se ti ke një pastruese shtëpie dhe nuk i bëni punët vetë.

-E kupton që shumica e meshkujve nuk dinë të gatuajnë.

-Mund të mos biesh dakord për shumë çështje liberale, por është në rregull, ti thjesht mëson që të shmangësh këtë çështje.

-Ti e kupton se dallimet kulturore mund të tejkalohen.

-Ritmi i jetës ngadalësohet dhe e kupton se fjalia “avash avash” mund të aplikohet thuajse në gjithçka që bën ti.

-Ty të lind një interes i thellë për traditën, kulturën dhe historinë e tyre.

-E kupton se rolet tradicionale gjinore zbatohen ende këtu.

-Ti me të vërtetë e vlerëson se sa të sjellshëm, të kujdesshëm dhe të mendueshëm janë ata.

-E gjen veten duke u marrë me kushedi sa lloje çajrash dhe mjekimesh bimore.

-Nis e mësohesh me temperamentin shqiptar. Nëse janë të zemëruar, të lumtur, të trishtuar apo të ngazëllyer, gjithmonë e gjithnjë e shprehur në një shkallë pasionante- në tri fjalë të shkurtra: Gjak i nxehtë ballkanik.

-E gjen veten duke besuar/pranuar se pak xhelozi është diçka e mirë dhe përfaqëson drejtpërsëdrejti nivelin e dashurisë në një marrëdhënie.

-E kupton se ata nuk janë të gjithë të fiksuar pas statusit “cool’”pasaportave apo vizave.

-Ti e kupton se gjithçka është e mundur në Shqipëri.

-Ti ke partnerin më të mirë ndonjëherë dhe nuk do ta kesh ndryshe.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *