Nga motorët te kamionët, sa do paguajnë taksë në Rrugën e Kombit

Kryesore shtojca

Duke filluar nga mesdita e sotme, koncesionari për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit ka filluar fazën e testimit të sistemit të TOLL-it, për taksën rrugore. Përgjatë një jave që do të realizohet ky testim, makinat do të kalojnë pa ju kërkuar pagesa, por thjesht testohet nga ana teknike sistemi.

Më pas, me përmbylljen e kësaj faze, do të përcaktohet edhe data e fillimit të kalimit në Rrugën e Kombit kundrejt pagesës.

Ministria e Infrastrukturës ka publikuar edhe tarifat që duhet të paguajnë mjetet.

Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.

Klasa 1 motor – 2.5 Euro

Klasa 2 veturë – 5 Euro

Klasa 3 autobus & kamionçinë – 11.2 Euro

Klasa 4 kamion i mesëm – 16.2 euro

Klasa 5 kamion i rëndë – 22.5 euro

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *