Nga nesër asnjë televizor në Tiranë dhe Durrës nuk vlen pa blerë dekoder digjital

Kryesore

Transmetimet analoge do të  mbyllen nesër në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës për ti lënë vendin atyre digjitale. Ky rajon përfshin bashkitë e Krujës, Durrësit, Kavajës dhe Tiranës.

Autoriteti Medias Audiovizive përmes një njoftimi u bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.

Gjithashtu, të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Në kushte të tjera, pas datës 10 Shtator 2018 nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *