Evis Kushi është ministrja e re e Arsimit në Shqipëri, pas largimit të Besa Shahinit. Por kush është deputetja socialiste e zgjedhur në qarkun e Elbasanit, prej 7 vitesh e angazhuar me PS-në?
Evis Kushi lindi në Elbasan, më 7 tetor 1975. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi. Gjithashtu në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi.
Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Ajo është autore dhe bashkautore e botimeve të ndryshme shkencore në fushën e marketingut dhe turizmit. Tashmë përpara saj është një sfidë e re, të drejtojë ministrinë e Arsimit./ABCNEWS