Type to search

Kryesore Sport Vendi

Nga qelia në fitues i derbit, Alban Hoxha i provon të gjitha brenda javës. Ja si feston Olsi Rama

Ndaje

Alban Hoxha ishte surpriza e Skënder Gegës në derbin numër 150 të kryeqytetit.

Gardiani i Partizanit ishte titullarë në ndeshjen kundër Tiranës, me të kuqtë që triumfuan me shifrat 2-1. Një vendim disi i çuditshëm nga tekniku Gega, i cili në konferencën për shtyp pohoi se Hoxha nuk do të ishte as pjesë e skuadrës.

“Ajo që ndodhi me Albanin nuk është e mirë për asnjë sportist. Të gjithë ne mund ta kemi tepruar ndonjëherë. Nuk mund të gjykoj, gjithsesi ishim para një fakti. Si teknik thashë që do kisha dëshirë që ai të ishte 100%, mirëpo 2 ditët e fundit trajenrët më dhanë garanci që ishte në formë optimale, kështu që unë bëra zgjidhjen. Nuk ishte kapiten, nuk është zgjidhje e lehtë”, tha trajneri Gega.

Ishte vendim i juaji apo i bordit?

Gega: Janë ca rregulla që ne i kemi. Dënimi është i imi, asnjë nga klubi nuk tha asgjë. Edhe kur kanë qenë ditë të këqija unë kam marrë vendime. Nuk ishte risk, sesa ishte vënie përpara përgjegjësisë.

Rrezikohet të krijohet një precendent nga rasti i Hoxhës?

Gega: Marrë përgjegjësi. Kur e shoh që është e mirë për familjen mund ta ndryshojë edhe për 5 minuta. Albani ka qenë i disiplinuar, ka masa administrative. Vura Belicën sot kapiten për ta disiplinuar.

Image may contain: 21 people, people smiling, selfie and indoor

Reagimi i Olsi Rames

Por festimi i Olsi Rames, te vellait te kryeministrit Edi Rama ka qene tejet i i vecante.Per median ai u shpreh se Partizani e meritoi plotesisht fitoren. Drejtori i Pergjithshem te Partizanit, Olsi Rama tha pas takimit se ekipi eshte solid, cka premton per te ardhmen me te mire te Partizanit.

 

O.Rama: Kjo përmbysje tregoi që përbëjnë një grup të mrekullueshëm, që kanë karakter dhe japin gjithçka në fushën e lojës. Madje arrijnë të përmbysin edhe një ndeshje specifike siç është derbi. E merituam plotësisht fitoren. Është një hap më tepër për ndërtimin e një skuadre solide jo vetëm për këtë kampionat, por edhe në të ardhmen.

“Hebaj mund të konsiderohet blerje?

O.Rama: E kemi përsëritur vazhdimisht që ne i kemi lojtarët dhe punojmë me ata që kemi. Nuk është vetëm Hebaj, ka edhe të tjerë. Luajti edhe Çinari që nuk ka shprehur ende potencialin e tij përsa iu përket mënyrës së lojës. U aktivizua edhe Kote, Mala kaloi mbrojtës i djathtë. Kemi një ekip që ka një potencial që ende nuk e ka treguar.

Gjykimi?

O.Rama: Nuk merrem me episode dhe ia fal penalltinë arbitrit pa asnjë problem. Janë elementë të lojës që edhe gabohen, edhe pse ai ishte moment i qartë që shihej edhe nga tribuna. Më tepër më shqetëson dinamika e lojës dhe mënyra e ndërprerjes së lojës. Megjithatë në dhomat e zhveshjes edhe lojtarët nuk kishin asnjë problem me atë gjë. Ata thanë se do të futen në lojë për të fituar. E treguan më pas.

“Shiriti i kapitenit?

O.Rama:I takon ekipit, ne kemi bërë një votim në fazën përgatitore. Belica është një nga kapitenët e ekipit. Personalisht nuk kam asnjë preferencë, mund të jetë Belica, Telushi, apo Trashi. Janë të gjithë lojtarët që janë liderë brenda grupit, në mënyrën e tyre.

Shiriti masë ndaj Albanit?

O.Rama: Është çështje që lihet për t’u diskutuar brenda grupit. Jemi të gëzuar që fituam derbin, pesë vjet rresht që fitojmë. Djemtë kanë të drejtë të festojnë dhe të shijojnë këto dy ditë pushim. ta fitojnë Pavarësinë dhe Çlirimin me vonesë, por nuk kemi çfarë bëjmë. Puna është e para.

Kujtojmë që pak ditë më parë Hoxha u ndal nga policia e kryeqytetit, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Me poshte fotot nga Foto LSA. Malton Dibra.



Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *