Ngacmon qenin e rrugëve dhe më pas i sul pitbullin, i riu nga Kamza “del nga binarët”

Kronike Kryesore

Në një video të tmerrshme të regjistruar në Kodër Kamëz, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës shihet se si një djalë i ri i sul një qen të tipit “pitbull” një tjetër qeni rrugësh i cili ishte ngjitur në një shtëpi në ndërtim aty pranë.

Djali fillimisht gjuan qenin e rrugëve me gurë, për ta detyruar atë të zbresë poshtë dhe më pas i sul qenin i cili njihet si një racë shumë e rrezikshme.

Pamjet janë me të vërtetë të tmerrshme, ndërsa mund të dëgjohen edhe ulërimat e qenit që sulmohet nga “pitbulli”.

VIDEO:

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *