Ngjarja në Durrës, 81 vjeçarja u vra nga nipi i saj, ja motivi

Kronike Kryesore

 

 

 

Një ditë pas ngjarjes në Durrës, ku një 81-vjeçare u gjet e vdekur në banesë, është arrestuar nipi, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së saj.

 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Floresha Shkurti dyshohet se është vrarë nga shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, i cili jetonte bashkë me të në një shtëpi. I riu akuzohet se ka goditur me thikë disa herë në kokë gjyshen e tij.

 

 

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar të Durrësit. Mësohet se Floresha Shkurti u gjet e pajetë nga fqinjët në banesën e saj, ndërsa afër trupit të viktimës kishte njolla gjaku. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes si dhe trupit të viktimës, u verifikua se ajo kishte plagë të mëdha në kokë.

 

Burime zyrtare nga policia pohojnë se autor i dyshuar i ngjarjes, nipi i saj, Redmon Gruda, 21 vjeç, i cili tashmë është arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij. Kjo e fundit për shkak të plagëve të marra në kokë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *