Ngjarja në Mat, dy punonjësit e bashkisë u vranë duke ngrënë

Kronike Kryesore

Dy të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në njësinë administrative Lis të Matit.

 

Sipas të informacioneve paraprake nga gazetari i “Report Tv”, Artan Rizvani, ngjarja është regjistruar pak momente më parë, ndërsa policia dhe disa ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se tre punonjës të Bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë të zënë nga një banor i zonës. Në momentin që janë ulur në lokalin e fshatit për të drekuar ata janë qëlluar me automatik pikërisht nga personi që kishte zaptuar rrugën. Për pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *