Type to search

Kryesore Lajme Politikë

Ngjela debate me Malajn: Pse nuk e jep Meta dorëheqjen?

Ndaje

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u përfshi në debate me ish-deputeten e LSI-së, Nora Malaj.

Pjesë nga biseda: 

Zheji: Do jetë masive, e dhunshme?

Ngjela: Meta pse nuk e dorëzoi mandatin? Partia e dorëzon, ai e mban?

Malaj: Në cilën Republikë jetoni ju. Hani bukën e shqiptarit dhe bëni duvanë e kushedi se kujt. Mund ta pyesni ju Presidentin. 

Ngjela: Ta pyes.

Malaj: Unë e respektoj institucionin e Presidentit. Thuaj atyre që të japin informacion e kanë të gabuar.

Avokati i njohur Spartak Ngjela tregoi dy hapat se si mund të zgjidhet kriza aktuale politike.

Pjesë nga diskutimet: 

NgjelaPartisë Socialiste i intereson të tërhiqet kryeministri dhe të vijë një kryeministër tjetër. Kështu e ka bërë Italia. Gjithë krizat i ka zgjidhur me tërheqjen e kryeministrit. Ka hequr De Gasperin. Ka ikur Andreoti nga kryeministër, në ministër Transportesh. Si do ta zgjidhi krizën PS-ja? Me heqjen e kryeministrit! Çfarë e gjeti kryeministrin aktual të shkojë ministër të Jashtëm. Po marrim precedentin italian që jemi më afër. Situata zgjidhet me këmbimin e kryeministrit. Sfumohet kjo pseudo-opozita që është jashtë. Pse nuk e bëjnë këta? Sepse i thonë heq Edi Ramën. Midis ndërrimit të kryeministrit dhe zgjedhje në 45 ditë, unë them ndërrimin e kryeministrit. Nuk ka krizë parlamentare. Këtu nuk mund të ketë kriza parlamentare në majmunllëk. Majmunët nuk kanë vlerë. Nano e ka bërë vetëm një herë. I vetmi. 


Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *