Nis beteja e re mes Ramës dhe Metës, në lojë ambasadorët

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Komisioni i Politikës Jashtme pritet të shqyrtojë kandidaturën e paraqitur nga ministria e Jashtme për emërimin e ambasadorit të ri të Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës.
Nesër pritet të zhvillohet seanca dëgjimore për emërimin në postin e Kreut e Misionit Diplomatik të z. Gazmend Barbullushi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, resident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si dhe Principatën e Andorrës. Pas përplasjeve të mëdha mes mazhorancës dhe presidentit, caktimi i ambasadorëve pritet të jetë beteja e radhës mes Ramës dhe Metës.
Ministria e Jashtme ndërkohë ka të caktuar në detyrë, Gent Cakaj si kryediplomat, kryeministri Rama ia ka deleguar atij kompetencat. Nuk dihet nëse propozimi për ambasador është bërë nga Cakaj, apo nga Rama në adresë të Presidencës.

Sipas ligji ambasadoret propozohen nga ministri i Jashtem dhe dekretohen nga presidenti.

Siç dihet presidenti Meta pati shprehur publikisht se ai i njeh mirë kompetencat dhe Kushtetutën, duke nënkuptuar se nuk do të merrte në konsideratë propozimet që do t’i paraqiteshin në tavolinë me firmën e Cakajt.
Meta refuzoi muaj më parë që ta dekretonte Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm, duke e cilësuar si një kandidaturë të papërshtatshme, si dhe që nuk kishte marrë certifikatën e sigurisë, duke shkelur ligjin.
Kjo solli një konflikt politik mes Metës dhe Ramës, që në fund u zgjidh me tërheqjen e kryeministrit. Ai pranoi refuzimin e Cakajt, duke bërë që postin e ministrit të Jashtëm ta merrte vetë. Ndërsa si për të çuar në vend synimnin e i tij, zv.ministrit Cakaj i dha kompetencat e ministrit të Jashtëm.
Tashmë pritet nëse Meta do ta firmosë emrin e Barbullushit si ambasador, i cili nuk është i panjohur edhe për vetë presidentit, pasi është një diplomat karriere.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *