Nis gjyqi, dëshmia e 4 të arrestuarve: Toyotat me 3,4 mln euro i ngarkoi Elvisi, i priste…

Kronike Kryesore Lajme

Administratori i kompanisë që i solli makinat, Edi Lika ka deklaruar se makinat i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë. Ai ka treguar edhe se ku janë ngarkuar.

7 makinat ‘Toyota’ janë ngarkuar në Bruksel, Alfa Romeo në Liezh dhe Opeli në Ashen në Gjermani. Makinat i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë

Edi Lika

Edhe djali i tij, Klevisi ka mohuar që të kishte dijeni për shumën rekord të eurove që gjendeshin te ‘Toyota’-t. Ndërsa në dëshminë e zbardhur, Agim Ceka shprehet se makinat ‘Toyota’ i kishte ngarkuar në Belgjikë Elvis Vladi.  Cani ka theksuar gjithashtu se prej një muaji punonte si shofer te kompania e administruar nga Edi Lika, ndërsa ka bërë tre rrugë në Belgjikë.

Në datë 12.06.2018 më mori në telefon Edi Lika dhe më tha të merrja kamionin, pasi do të shkojmë për të marrë disa makina në Belgjikë. Në datë 13 qershor jemi nisur nga Tirana dhe kemi kaluar nga Hani i Hotit, duke kaluar nga Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania dhe me destinacion Belgjikën në Sherlo kemi mbërritur në 16 qershor, ku kishim qenë edhe më parë. Elvis Vladi ngarkoi makinat Toyota. Në kthim na mori në telefon Edi Lika, që tha se nuk duhet të kalonin nga Ancona, por nga Bari. Personi që priste makinat në Durrës e ka emrin Fredi (Alfred Vladi), djali i xhaxhait të Elvisit.

Agim Ceka

Ndërsa Alban Mollaymeri ka deklaruar se makinat i gjenin në internet dhe Alfredi i porosiste jashtë Shqipërisë. Mollaymeri është shprehur gjithashtu se ka një aktivitet privat, servis makinash.

Mollaymeri thotë se ka telefonuar Alfred Vladin kur u bllokuan makinat në port. Për të katër të arrestuarit prokuroria kërkon arrest me burg për akuzat e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal.

Pas 3 ditësh kërkime brenda vendit, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi. Ata kishin kontraktuar një firmë private për të transportuar 9 automjete nga Belgjika, në dy nga të cilat ishin fshehur 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit.

Ndërkohë drejtoria e Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit në bazë të ligjit anti-mafia do të verifikojë në të gjitha bankat e nivelit të dytë, por edhe në drejtorinë e Hipotekës, llogaritë dhe pronat e paluajtshme te Alfred dhe Elvis Vladi si edhe familjarëve të tyre.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *