Nis me tensione të ashpra gjyqi ndaj 23 kuksianëve, ja përse akuzohen

Politikë shtojca

Nen masa te rrepta sigurie ka nisur seanca e dhenies se mases se sigurise ndaj 23 te te ndaluarve. Deputetet e opozites jane lene jashte salles, e kjo ka shkaktuar nje rritje te tensionit mes perfaqesuesve te LSI dhe PD dhe policeve te shumte qe gjenden ne korridoret e salles ku do te mbahet seanca.

Gjyqtaret kane kerkuar qe te nxirren jashte, deri ne marrjen e nje vendimi e kjo ka shkaktuar nje irritim te perfaqesuesve te opozites. Zona perreth Gjykates eshte bllokuar nga forca te shumta te policise, ku perfliten 1 mije forca qe kane ndaluar edhe qarkullimin me makina nga pjesa e unazes nga drejtoria e Policise drejt zones se shkolles se Vasil Shantos.

Ndersa deputetet e opozites po kerkojne qe te hyjne edhe te marrin pjese ne sallen e seances.

Akuzat ndaj te 23 te arrestuarve

“Ora News” siguron kërkesën e prokurorisë së Kukësit për masat e sigurisë ndaj 23 protestuesve të arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit. Të gjithë personat e ndaluar në 31 prill nga aksioni i forcave speciale në Kukës, do të dalin para gjykatës së Tiranës mëngjesin e të mërkurës. Kancelari Shikim Korbi tha se Gjykata e Kukësit nuk kishte ambiente të përshtatshme për zhvillimin e seancës.

“Seanca gjyqësore e vlerësimit të masës së sigurimit për 23 të ndaluarit do të zhvillohet nesër në orën 9 në Gjykatën Civile të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nëpërmjet një shkrese të marrë nga Drejtoria e Policisë Kukës njoftohemi se nuk mund të sigurojmë pjesëmarrjen e të ndaluarve në seancë gjyqësore. Pas komunikimit që kemi pasur me institucionet e tjera, në fund u vendos  edhe për faktin tjetër që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës nuk i plotëson kushtetet dhe nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për të akomoduar 23 të ndaluarit në sallën e gjyqit, u vendos përfundimisht që gjykimi për shqyrtimin e masës së sigurisë do të bëhet në Tiranë”.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtarët e ardhur nga Kukësi ndërsa palë do të jenë dy prokurorë të këtij qyteti, Alketa Nushi dhe Edmond Karriqi si dhe avokatët e 23 protestuesve.

Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim partaqitje. Prova kryesore e prokurorisë së Kukësit për protestuesit janë pamjet filmike dhe dëshmitë e 15 policëve.

Policët kanë dëshmuar se janë goditur nga protestuesit të cilët kanë thyer edhe terminalin e pagesave. në kërkesën e dorëzuar në gjykatë prokuroria thotë se Protesta u zhvillua pa dhënien e  lejes nga komisariati i policisë së Kukësit. Po kështu të arrestuarit akuzohen se kanë plagosur 12 efektiva të policisë dhe kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm duke shkatërruar e djeur terminalin e pagesave të kalimit në rrugën e Kombit.

Sipas prokurorisë, gjykata duhet të vendosë burg për 11 persona pasi ka rrezik ikje dhe akuzohen për krime të rënda si shkatërrimi i pronës me zjarr dhe goditja e punonjësve të policisë që dënohen deri në shtatë vjet burg.

Organi i akuzës thekson se në kërkesën për leje këshilli bashkiak i Kukësit njftonte policinë më 29 mars se protestuesit do qëndronin 150 metër larg traut ku bëhej pagesa. Në kërkesën për leje organi i akuzës thotë se organizatorët premtonin se nuk do të pengohej qarkullimi i automjeteve dhe se tubimi do të zhvillohej brenda orareve 11.00 deri në 13.00 të datës 31 mars.

Organi i akuzës thekson se megjithë mosdhënien e lejes nga policia, protesta u zhvillua dhe pjesëmarrësit çanë kordonin e policisë të vendosur sipas planit të masave për të ruajtur rendin.

Më pas akuza thekson se protestuesit duke qëlluar me gurë policinë, kanë djegur e shkatërruar tërësisht terminalin e pagesave.

Lista e provave të dorëzuara në gjykatë nga prokuroria, përmban: procesverbalin e kqyrjes së vendit të ngjarjes, aktet e sekuestrimit të pamjeve filmike, vendimet për ekspertimin mjeko ligjor të policëve të lënduar, ekspertimet për lëndë zjarrvënëse dhe procesverbalet e marrjes së të dhënave nga të arrestuarit.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për shtetasit:
1-Xhevahir Hereni
2- Elton Cengu
3- Shkëlqim Vata
4- Xhevahir Gashi
5- Ervis Oruci
6- Rasim Onuzi
7- Vasil Laçi
8- Abdi Haziri
9- Edmond Matmuja
10- Shpëtim Todaj
11-Florian Onuzi

Arrest shtëpie
1-Ahmet Tobli
2- Shaban Selmanaj
3-Shemsi Trota
4-Adem Duraku
5-Armand Ademi

Detyrim paraqitje
1-Lulëzim Popa
2- Sajmir Trota
3-Lefter Rexhmati
4-Ardit Aldini
5-Zejnel Matymuja
6-Fatos Harulla
7-Rasim Koloshi

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *