Nis protesta kundër dhunës! Reago sot, nesër mund të jetë vonë

Politikë

Ka nisur protesta para kryeministrisë për rastin e Xhisiela Malokut e cila u dhunua nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së Rraman Rraja.

Qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile, aktivistë dhe gra deputete nga kampi opozitar kanë marshur tek kryeministria për të dhënë mesazh të fortë kundër dhunës ndaj femrave.

Ata kanë bërë thirrje që të ndalet dhunë, ndërsa kanë shigjetuar në kritikë të ashpra ndaj kryeministrit Rama, qeverinë dhe politikën në tërësi e cila mbron sipas tyre të fortët dhe jo qytetarëve.

“Rexhep Rraja ka bërë ato që bën çdo i fortë, Rraman Rraja atë që bën cdo i fortë, kryeministri atë që bën çdo i fortë. Është politika që e mbrojti Rexhep Rrajën”, tha njëra nga aktivistet.

Ndërkohë nga protestuesit janë dëgjuar ovacione “Rama ik! Rama ik!” dhe “qeveri e krimit”.

Një tjetër aktiviste tha se si Xhisiela ka shumë në Shqipëri, por sot në vendin tonë është koha e të fortëve dhe ndaj ndodhin të tilla raste.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *