Nis protesta para Kryeministrisë, BE dënon sulmin ndaj gazetares Lala

Kronike Kryesore Lajme

Pas reagimit të ambasadës amerikane në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i delegacionit të BE në Tiranë për sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Me anë të një postimi në “Twitter”, delegacioni i BE dënon sulmin duke përsërisim mbështetjen për gazetarët, ndërsa kërkon hetim sa më të shpejtë të ngjarjes.

“Dënojmë sulmin kundër gazetarit investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjen tonë më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ne ftojmë autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.

Ka nisur protesta para kryeministrisë , pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala. Në protestë marrin pjesë, gazetare, qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile.

Gazetarët shprehen solidaritetin e tyre dhe thonë se sulmi ndaj Klodiana Lalës është sulm ndaj gjithë gazetarëve në Shqipëri.

Sulmi ndaj gazetares ka tronditur mbarë opinionin publik, sakaq gazetarët kërkojnë drejtësi dhe liri në profesionin e tyre.

(BalkanWeb)

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *