Nis protesta tek “Unaza e Madhe”, Basha: Rama po keqpërdor policinë kundër banorëve

Kryesore Lajme Politikë

Banorët që preken nga projekti për ndërtimin e segmentit të Unazës së Madhe kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e së shtunës. Të mbështetur edhe nga PD, ata kanë hedhur parulla kundër qeverisë.

I pranishëm ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se kjo që po bën Rama është barbari ndaj qytetarëve.

Basha i bëri thirrje Ramës që mos përdorë policinë kundër qytetarëve, ndërsa tha se dhuna në komisariat është e filmuar dhe secili do të mbajë përgjegjësi.

Basha: Ajo që po ndodh është një barbari, një shkelje barbare e kushtetutës, e ligjeve që mbrojnë banesat, e ligjeve që garantojnë transaprencën.

Rama ka shpikur skemat më perverse për të vjedhur shqiptarët. Këtu vetëm me një dorë vjedh 40 mln euro, jo për të zhvilluar Tiranën, por për të mbushur thasët. 

Ky nuk është një projekt i qytetit, por projekt i agait të Surrelit. 

Rama po keqpërdor gjithcka, edhe Policinë e Shtetit. Policisë i bëj thirrje mos vendosen kundër ligjit. 

Dua ti bëj një thirrje Ramës dhe qeveritarëve, t’i bëjnë mirë hesapet kur vërsulin policinë kundër qytetarëve.

Dhuna që kanë ushtruar në komisariate kundër banorëve është e regjistruar dhe secili do të mbajë përgjegjësi.

Po të kishim prokurori do të kishte nisur hetimi. Rruga e vetme është ajo e përballjes popullore.

 

LIVE- Në krah të banorëve të Unazës së Re !

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 24. November 2018

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *