Nis shiu në Tiranë, ja si do të jetë moti në fundjavë dhe rreziku për zjarre

Kryesore Lajme Sociale

Sapo kane nisur reshjet e para shiut ne Tirane, duke bere temperaturat te luhaten ndjeshem. Reshjet pritet te shoqerojne edhe diten e shtune. IGJEUM ka bere kete parashikim ku nuk perjashton reshje ne zona te ndryshme te Shqiperise ne forme shtrengatash.

Ndersa METOALB jep kete parashikim

MOTI FUNDJAVA: sot dhe në fundjavë, moti mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare; më të shpeshta në mesditë dhe orët e pasdites kur priten shira afatshkurtër. Konkretisht, sipas zonave dhe ditëve, shirat fokusohen në Veri dhe pjesërisht në Qendër SOT; në Jug dhe pjesërisht në Qendër NESER dhe sërisht Veri – Qendër të DIELEN.

Temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshime të ndjeshme, vetëm një rritje të lehtë në zonat pa shira respective të së shtunës dhe së dielës. Parashikohet që në fundjavë, temperaturat të variojnë nga 12 në 36°C; në zona specifike maksimumi ngjitet pranë 37°C.

Ja parashikimi i IGJEUM

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e premte, dt.17) dhe nesër (e shtunë, dt.18) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut pothuaj në të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Korçë pritet nivel rreziku “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR” veçojme qarqet Fier, Shkodër dhe Durrës ku rreziku pritet të jetë më i lartë.
Rreziku për zjarre pritet të jetë më i lartë kryesisht gjatë ditës së nesërme.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.17) dhe nesër (e shtunë, dt.18) priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Në shumicen e qarqeve te tjera priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 30 °C
në vendet e ulëta: 20 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 26 °C

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.17) dhe nesër (e shtunë, dt.18) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Fotografia e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *