Nis taksa në rrugën e Kombit, ishte lajmëruar për në mesin e prillit

Kryesore

Mëngjesin e sotëm të gjitha mjetet që kaluan në rrugën e Kombit kanë nisur të paguajnë taksën. Tarifat e miratuara fillojnë nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat, 11, 2 euro për autobusët dhe kamionçinat e deri në 22.5 euro për kamionët e rëndë.

 Për disa ditë rresht sistemi është testuar si dhe janë bërë prova për të mësuar drejtuesit e mjeteve që kalojnë shpesh në këtë rrugë. Ndërkohë që mëngjesin e kësaj të mërkure janë krijuar rradhë më te gjitha mjetet që nisen të paguajnë taksën.

Katër sportele, dy në hyrje dhe dy në dalje janë pranë “Tunelin e Thirrës”, dy për kamionët dhe autobusët, me tarifa më të larta.

Koncensionari thotë se synon të sigurojë mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, por qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës thonë se tarifa është shumë e lartë.

Vendimi për taksimin e “Rrugës së Kombit” ka hasur në kundërshti sidomos nga ana e banorëve dhe bizneseve të Kukësit, të cilët e përdorin më shpesh këtë aks.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *