Nisin punimet e By Pass-it të Tepelenës, Rama: E domosdoshme dhe ndërhyrja në Tiranë-Elbasan

Ekonomi Kryesore

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se është rikonceptuar skema e financimit e By Passit të Tepelenës, në ceremoninë për nisjen e punimeve të tij.

“Sot jemi në kushtet ku projekti është realizuar dhe praktiksiht vrima e zezë ku shkarkohen gjithë flukset nga Levani në Tepelenë dhe pastaj Gjirokastër e Kakavijë, pa asnjë standard që ngadalëson qarkullimin dhe është vazhdimisht e rerzikshme do të eleminohet”, tha Rama.

Rama bëri të ditur se është e domosdoshme ndërhyrja në rrugën Tiranë-Elbasan. “Jemi të detyruar të ndërhyjmë përsëri në rrugën tanimë legjendare Tiranë-Elbasan e cila ju kujtohet të gjithëve që u hap me një tunel një kalimsh me bujë të madhe dhe pastaj u ekspozua ndaj shkarjeve dhe shembjeve”, u shpreh ai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *