Sot kane nisur punimet për reabilitimin e pjesëve të dëmtuara të autostradës Tiranë-Durrës, e cila është amortizuar në një pjesë të madhe.
Punimet do të përfundojnë brenda qershorit. Ky është premtimi që dha Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro dhe Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.
“Do ndërhyhet në 31 metra katror, pjesa më e rendësishme Kashar-Durrës, do të përfundohet brenda qershorit. Brenda dy javësh është e mbyllur. Për sezonin turistik që nis realisht në korrik rruga të jetë funksionale” u shpreh kreu i ARRSh-se
Devijimi
Për të mos krijuar trafik të rënduar, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë hartuar një plan të posaçëm për devijimin e qarkullimit në rrugë dytësore.
Gjatë ditë së sotme dhe nesër, punimet do të realizohen në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës ku edhe do të kufizohet kalimi me automjete.
-Drejtuesve u kërkohet që në këto dy ditë lëvizja e mjeteve të rënda në drejtim të veriut të bëhet përmes Kamzës nga rreth rrotullimi Casa Italia.
– Autoveturat që shkojnë në drejtim të Durrësit duhet të përdorin daljen tek pika e furnizimit Kastrati dhe mbikalimin për Kashar në drejtim të Vorës.
– Drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion jugun, duhet të përdorin drejtimin nga Elbasani si dhe kthimin për Tiranë të përdorin sërish drejtimin nga Elbasani.
– Mjetet me kalim nga Rinasi drejt Durrësit duhet të përdorin rrugën dytësore Qafë Kashar-Vorë (300 m përpara mbikalimit të Kasharit) ose në drejtim të aksit Rinas-Vorë në drejtim të doganës.
-Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.
-Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë Rrugore dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
-Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.