Një ditë pas fejesës së Shkëlzenit, sot tjetër DITË E MADHE për familjen Berisha

Kryesore Politikë

Ditën e djeshme blogerja Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë përmes një ceremonie madhështore te Padam në Tiranë.

Por sot në familjen Berisha ka një tjetër festë të madhe. Është ditëlindja e vetë liderit historik i cili mbush plot 74 vjeç.

Megjithatë vitet nën lëkurë nuk i duken asesi doktor Berishës i cili vazhdimisht merret me sport, si ecja e gjatë apo noti.

Burimet i thanë newsbomb.al se Berisha nuk ka përgatitur ndonjë ceremoni speciale për ditëlindjen e tij pasi familja “ende nuk e ka marrë veten” nga festimet e djeshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *