Type to search

Showbiz Sociale

Një festë për ditëlindje dhe një “Baby shower”, tre mikeshat surprizojnë gazetaren

Ndaje

Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë në rubrikën  “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan të pranishme ishin tre gazetare të cilat i bënë një surprizë mikeshës së tyre, Denisa Ruzi.

 

Sot Denisa ka ditëlindjen dhe është në pritjen e ëmbël, pasi do bëhet nënë me një vajzë. Mikeshat e saj Mirilda, Pranvera dhe Florinda kanë ardhur në studio për ti bërë një surprizë, një “Baby shower” në ditën e saj të lindjes.

 

Denisa me profesion gazetare është një nënë e re, e cila pret fëmijën e parë dhe kërkon çdo gjë në perfeksion.

 

“Kemi ardhur ti themi Denisës që gjithçka e bukur vjen me fëmijën”.

 

Ardit Gjebrea: Si e keni njohur Denisën?

 

Me Denisën na ka njohur profesionin. Fillimisht për shkak të punës në jemi të katërta gazetare terreni. Kanë qenë takime të para në aktivitete ne terren. Jam e lumtur që kam një shoqe si Denisa.

 

 

Edhe pse nuk pranoi që të ishte e pranishme në studion e “Ka një mesazh për ty” në momentin që i është dërguar mesazhi nga stafi, ajo përsëri ishte e pranishme në emision.

 

Denisa tha se e kishte menduar se mund të ishin mikeshat e saja ato që mund ti kishin bërë surprizën.

 

Denisa Ruzi: E dija se mund të ishin mikeshat e mija. Unë kam 6 mikesha të ngushta, por nuk e dija se kush mund të ishte ekzaktësisht. Tek Florinda nuk më kishte shkuar mendja.

 

Denisa nuk ka dashur që të jetë e pranishme, për hir të peshës së saj, pasi mendon se ka shtuar shumë kilogramë, por në fakt ajo duket aq e bukur.

 

Ardit Gjebrea: Je përgatitur?

 

Denisa Ruzi: Në fakt unë jam supersticioze dhe deri tani nuk kam bërë asnjë gjë gati. Po pres të bëj festën e gocës dhe më pas do nis me përgatitjet.

 

E pyetur sesi do reagojë Denisa nëse foshnja e saj do të qajë, ajo tha se e ka kaluar këtë eksperiencë me mbesën e saj, por ka edhe një mbështetje të madhe nga e ëma.

 

Më pas mikeshat u takuan dhe u përqafuan me Denisën, e cila u lumturua pa masë nga kjo surprizë e cila është realizuar me shumë dashuri./tvklan.al

 

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *