Një orë takim në PD, opozita refuzon ftesën e Ramës

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Partitë opozitare unanimisht kanë hedhur poshtë ftesën e kryeministrit Rama për të marrë pjesë në një tryezë politike për Reformën e re Zgjedhore. Report TV bën me dije se ky vendim i opozitës jo parlamentare ka ardhur pasi sipas pretendimeve të tyre situata në vend është e rënduar dhe Reforma Zgjedhore duhet të bëhet në një moment të dytë.

Pasi iu përgjigj ftesës së kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në një tryezë politike për Reformën e re Zgjedhore duke thënë se më parë duhet të zgjidhet kriza politike, ka qenë kreu i PD,  Lulzim Basha që ka thirrur në seli aleatët.  Takimi ka zgjatur për rreth një orë dhe të pranishëm ka qenë edhe kryetarja e LSI së bashku me kreun e PDI, Shpëtim Idrizi, i cili ishte i vetmi nga aleatët e Bashës të cilin Rama nuk e përmendi në ftesën e tij.

Po ashtu partitë opozitare jashtë parlamentit kanë diskutuar edhe rreth Platformës Kombëtare që kanë për të dalë nga kriza. Pas takimit ka qenë kryetarja e LSI, që ka dhënë një prononcim për mediat duke thënë se në këtë takim është biseduar për Platformën Kombëtare që opozita pritet të vejë në zbatim për daljen nga kriza.

“Qëndrimet e opozitës janë të njëjta me ato që tha edhe Basha. Grupe pune janë nga të gjitha partitë opozitare, njerëz me integritet, personalitete, individ. Frontin opozitar tashmë është 85 % e qytetarëve.” ka thënë Kryemadhi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *