Një tjetër mjek humb jetën nga COVID, postimet prekëse në rrjetet sociale

Kryesore Shendeti Slider kryesore

Koronavirusi i ka marrë jetën mjekut të njohur Muharrem Nonaj në moshën 77 vjeçare

Lajmin e kanë bërë me dije djemtë e tij, miq, kolegë e të afërm në rrjetet sociale. Doktor Muharremi është babai i mjekut Blenard Nonaj, i cili është gjithashu kandidat i LSI për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit. “Të nderuar miq dhe të afërm. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se babai im, dr. Muharrem Nonaj ndërroi jetë, duke mos e fituar dot betejën me Covid-19”, shkruan mjeku në postimin e tij në rrjetet sociale, ku jep lajmin e hidhur.

“Doktor Muharremi, do të mbahet mend nga të gjithë ne, për devotshmërinë dhe përkushtimin me të cilin i shërbeu banorëve të Skraparit”, shkruajnë miqtë në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *