Një vit para zgjedhjeve vendore Veliaj dhe Kosova shtrëngojnë duart, çfarë po i thonë njeri-tjetrit?

Kryesore Politikë shtojca

Tre vite më parë ishin kundërshtarë në garën për Bashkinë e Tiranës, sot Erion Veliaj dhe Halim Kosova nuk e kanë aspak problem që t’i japin dorën njeri-tjetrit. Ata kanë qenë sot rastësisht bashkë në ceremoninë e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë për përurimin e bustit të ish-kryetarit të këtij institucioni, Pjetër Arbnori. E në përfundim të ceremonisë ata kanë qenë fare pranë njeri-tjetrit dhe si dy politikanë të civilizuar jo vetëm që i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit, por edhe kanë shkëmbyer batuta mes tyre që i shoqërojnë me të qeshura. Në fakt kjo nuk është hera e parë që ata takohen apo shkëmbejnë mesazhe, pasi në këtë aspekt të dy ata kanë treguar se i përkasin një brezi politikanësh të civilizuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *