Njihuni me deputetin që ka deklaruar një pasuri prej 1.2 milionë euro libra

Kryesore Kulturë shtojca

Pak ditë më parë Gjurma.al raportoi se një deputet i Kuvendit të Shqipërisë kishte deklaruar një pasuri prej 1.2 milionë euro libra. Dhe kjo referuar një deklarate të drejtueses së Open Data Albania, Aranita Brahaj, por e cila nuk bënte të ditur se cili ishte deputeti që pasurinë e tij e kishte “shkrirë” në libra. Pas kësaj Gjurma.al u interesua pranë ILDKPI-së nga ku mësoi se deputeti që ka deklaruar këtë pasuri në libra është pikërisht deputeti socialist i Vlorës, Fate Velaj. Kjo është një tjetër pasuri e deklaruar nga Velaj jo në vlera monetare apo pasuri të patundshme, por në koleksione pikturash apo librash. Kujtojmë se në vitin 2016 ai promovoi dhe një roman të tijin me titull “Kreuztanne”. Nuk dihet nëse Velaj ka konsideruar me 1.2 milionë euro vlerën e këtij libri apo zotëron vërtetë një fond të madh librash.

Në 2013 kur edhe ka pasur detyrimin për herë të parë të plotësonte deklaratën e pasurisë, ai do të deklaronte se ishte:

1) Pronar me 100 % i një koleksioni veprash personale prej 200 pikturash, krijime personale, vlera 80 000 000 lekë.
2) Pronar me 100 % i një koleksioni privat prej 60 pikturash të artistëve të huaj, blerë me të ardhurat e krijuara nga veprimtaria personale artistike si edhe dhurata, vlera 40 000 000 lekë.
3) Pronar me 100 % i një koleksioni me 2000 fotografi artistike personale, krijime personale, vlera 30 000 000 lekë.
4) Pronar me 100 % i një koleksioni me 300 fotografi artistike nga artistë të huaj, dhuratë, vlera 15 000 000 lekë.

Ndërkohë që në deklaratat e pasurisë për vitet 2014, 2015, 2016 Fate Velaj nuk ka shtesa të konsiderueshme të pasurisë, veç pagave. Ndërkohë që një ndryshim thelbësor ka deklarata e pasurisë së vitit 2017, ku ai mësohet se ka deklaruar pasurinë prej 1.2 milionë euro libra.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *