Njihuni me “heroin” e ditës, shpëtoi 2 vajza nga mbytja në Shëngjin

Kronike Kryesore shtojca

 

Personi që shihni në këtë foto është Luçjano Marku, i cili ka bërë një akt mjaft heroik. Marku ka shpëtuar nga mbytja 2 vajza adoleshente, turiste nga Kosova, me moshë 14 dhe 15 vjeç.

Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, ku Luçjano edhe është trajnuar dhe punon si roje bregdetar, i pozicionuar në detyrë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Mësohet se një grup të rinjsh kanë qenë duke lundruar me varkë, kur varka është përmbysur jashtë zonës së sigurisë.

Pavarësisht distancës së largët, Marku ka arritur të shkojë në kohë dhe të shpëtojë dy vajzat që nuk dinin not.

Federata gjithashtu shkruan se Marku kishte pirë mjaft ujë, ndërkohë që u përpoq t’i mbante vajzat mbi ujë që të mos fundoseshin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *