Njoftimi zyrtar: Ja zonat pa energji elektrike në Tiranë, preken dhe televizionet

Kronike Lajme

Në orën 21:39 N/St Rajonal 220 kV i OST është stakuar Transformatori nr 3 të fuqisë, duke nxjerrë jashtë pune 9 fidera që prekin zona të ndryshme si:
Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji, Medreseja, Allias, Rr e Dibrës, Televizionet brenda territorit të ish-Kinstudios, Lapraka, etj.
OSSH thotë se po merren masa per rikonfigurimin e skemave duke bërë të mundur furnizimin përmes unazave me rrjetin e Nst Tiranë.
Aktualisht, është rikthyer energjia elektrike për pjesën kryesore të zonave.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *