Nobeli për Handke, njeriut pro Millosheviçit, reagojne Shqipëria e Kosova: Turp!

Kryesore Kulturë Libra Slider kryesore

Kosova dhe Shqipëria kanë reaguar ashpër pas dhënies së çmimit Nobel në letërsi të shkrimtarit austriak Peter Handke.

Handke ishte një kundërshtar i sulmeve ajrore të NATO-s kundër  Serbisë në luftën e Kosovës.

Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në SHBA thotë se u shpërblye propaganduesi i urrejtjes etnike.

“Në një botë plot shkrimtarë të shkëlqyeshëm, Komiteti Nobel zgjedh të shpërblejë një propagandues të urrejtjes dhe dhunës etnike. Diçka ka shkuar jashtëzakonisht keq!”, shkruan Çitaku në rrjetet sociale.

Edhe Gent Cakaj, ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të  Shqipërisë që është me origjinë nga Kosova, gjithashtu reagoi me zemërim.

“Jam mahnitur nga vendimi për dhënien e Çmimit Nobel në letërsi për një mohues të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm për të cilin jemi dëshmitarë në vitin 2019! ” shkruan Cakaj.

Edhe ministrja Elisa Spiropali reagoi ndaj dhenies se ketij cmimi. ”

Nobeli për Letërsi iu dha Peter Handke, glorifikuesit të Millosheviçit, mbështetësit të genocidit kundër shqiptarëve të Kosovës, njeriut që qau në varrimin e kasapit të Ballkanit. Fal Zotit nuk është gjallë Hitleri se Nobelin do e fitonte “Mein Kampf”-i.

Dramaturgu dhe romancieri austriak, me origjinë sllovene nga ana e mamasë, mbajti fjalim në funeralin e kriminelit serb të luftës Sllobodan Millosheviç, duke thënë “Nuk e njoh të vërtetën. Por shoh. Dëgjoj. Ndiej. Mbaj mend. Kjo është arsyeja pse jam këtu sot, pranë Jugosllavisë, pranë Serbisë, pranë Sllobodan Millosheviçit”. Pas kritikave , ai u tërhoq nga një kandidim për çmimin “Heinrich Heine” përpara se politikanët ta rrëzonin, për shkak të bindjeve të tij politike. Edhe fitorja e çmimit ndërkombëtar “Ibsen” më 2014, u shoqërua me protesta në Oslo.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *