Noka: Përgjim tjetër për Xhafajt, të shtunën ju largojmë. Braçe: Bujrum, merreni si në ’96

Lajme Politikë shtojca

Pas Komisionit të Ligjeve, debatet e forta kanë përfshirë edhe Komisionin e Ekonomisë. Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka paralajmëruar një tjetër përgjim nga PD për Agron Xhafajn.

Noka e ka cilësuar një lëvizje dinake largimin e Agron Xhafajt në Itali, që sipas tij, u bë për t’iu hedhur hi syve njerëzve

Së shpejti një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj  vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Largimi i Agron Xhafajt në Itali ishte një lëvizje dinake për t’u hedhur hi syve njerëzve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk lirojmë ministrin, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin

Flamur Noka, deputeti i PD

Në përgjigjen e tij, kreu i komisionit, Erjon Braçe, i ka thënë se opozita mund ta marrë pushtetin me dhunë, duke i kujtuar vitin 1996.

“Bujrum, merreni me dhunë pushtetin, si në vitin 1996. Kërcënimet janë të rënda në raport me ligjin. Çështjet apo pretendimet qe ju keni dergojini ne prokurori”, iu pergjigj Braçe.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *