“Nuk do ta harrojmë”! Salvini telefonon Ramën: Dërgimi i mjekëve dhe infermierëve, gjest i shkëlqyer! Faleminderit popullit shqiptar!

Lajme Politikë

Ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, i shpreh mirënjohje qeverisë dhe popullit shqiptar, për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u dërguan në Itali për të luftuar kundër COVID-19.

Salvini shkruan në “Twitter” se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka falënderuar për këtë gjest të madh dashurie.

“Kam telefonuar kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për këtë gjes të shkëlqyer dashurie për Italinë. Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tij, duke dërguar mjekë dhe infermierë, ata kanë treguar ndjeshmëri dhe zemërgjerësi, që nuk do ta harrojmë”, shkruan Salvini.

https://twitter.com/matteosalvinimi/status/1244261481325236224

Zyra e shtypit e liderit të Lidhjes ka deklaruar se raporti mes Matteo Salvinit e kryeministrit shqitpar Edi Rama është prej vitesh mjaft i mirë.

Edi Rama dhe më parë ka qënë përherë i disponueshëm për të ndihmuar Italinë në shpërndarjen e emigrantëve.

Shqipëria dërgoi një ditë më parë 10 mjekë e 20 infermierë shqiptarë, të cilët do të nisin menjëherë punën në spitalet e Breshës e Bergamos, që janë dhe territoret me numrin më të lartë të viktimave e pacientëve në kurim në repartet e terapisë intesive.

Ata mbërritën paraditen e sotmr nga Roma në aeroportin “Valerio Catullo” të Veronës.

Drejt Lombardisë ekipi shqiptar ka udhëtuar së bashku me ministrin italian të Çështjeve rajonale Francesco Boccia.

Në aeroportin e Veronës janë pritur nga Guvernatori i Lombradisë Atilio Fontana dhe zëvendësministri i brendshëm Vito Crimi.

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar deri më tani 5944 viktima e 39 415 pacientë të infektuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *